back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGemma 3 është modeli AI më i mirë që operon me një...

Gemma 3 është modeli AI më i mirë që operon me një çip të vetëm grafik

Pothuajse një vit pasi lançoi dy modelet open-source Gemma AI ndërtuar me të njëjtën teknologji të Gemini AI, Google vendosi të përditësojë familjen e modeleve me Gemma 3.

Sipas postimit në blog të kompanisë, këto modele janë ndërtuar për tu përdorur nga zhvilluesit të cilët krijojnë aplikacione AI të afta të operojnë kurdo që lind nevoja për to, qoftë nga një telefon deri tek një Workstation.

Modelet kanë mbështetje për 35 gjuhë si dhe aftësinë për të analizuar tekst, imazhe dhe video të shkurtra. Kompania pretendon se është modeli më i mirë në botë “single-accelerator” duke tejkaluar konkurrentët si Facebook Llama, DeepSeek dhe OpenAI gjatë përdorimit me një çip grafik të vetëm.

Vitin e kaluar nuk ishte e qartë sesa interes ekzistonte për një model si Gemma, megjithatë popullariteti i DeepSeek dhe modeleve të ngjashme tregoi se ka nevojë për teknologji AI me kërkesa të ulëta harduerike.

Lidhur me lirinë e përdorimit të modelit që Google thotë se është “open-source”, mbetet një temë debati duke qenë se licencimi i Gemma parandalon përdorimin e tij në disa rrethana.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat