back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova​Admirali Dragone: KFOR-i vazhdon ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë

​Admirali Dragone: KFOR-i vazhdon ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë

KFOR-i siguron një mjedis të sigurt duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike, tha admirali Giuseppe Cavo Dragone i cili qëndroi dje në Prishtinë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Giuseppe Cavo Dragone, i cili është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, e lavdëroi “përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, i cili vazhdon të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999”, transmeton KosovaPress.

“Vlerësim i veçantë për Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s, tani të udhëhequr nga gjenerali Christian Nawrat, për rolin e tyre kryesor në këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur stabilitetin rajonal”, shkroi në X admirali Giuseppe Cavo Dragone.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 11 mars, Mark Rutte tha NATO mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, raporton KosovaPress.

“Prania sot këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai. /KP/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat