Partia “Mundësia” ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Agron Shehaj, kryetari i “Partisë Mundësia” vendos të kandidojë në Tiranë, aty ku po përballen “titanët” e politikës.
Menjëherë pas tij, i dyti në listë renditet studiuesi dhe historiani Erald Kapri. E treta është Barbara Doda, arkitekte. Më pas vijon Dorjan Dogjani, Orjana Braçe, Ardian Deda dhe Alketa Halilaj.
