Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Rey Manaj po e dëshmon çdo ditë e më shumë se është një bomber i vërterë. Pas dopietës me Kombëtaren shqiptare ndaj Andorrës, sulmuesi 28-vjeçar bëhet protagonist me Sivasspor.
Manaj ka arritur të realizojë dy gola sërish brenda 5 minutash në sfidën ndaj Adana Demirspor. Golin e parë e shënoi në minutën e 13-të, të dytin në minutën e 18-të.
Aktualisht është ende duke u zhvilluar pjesa e parë e takimit Sivasspor-Adana Demirspor. Manaj tashmë arriti në kuotën e 10 golave këtë sezon në Superligën e Turqisë.



