Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Seanca paraprake për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë për në datën 18 prill, ora 9:30.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për dyshimet për korrupsion dhe shkelje të ligjit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.



