Një tjetër lëvizje raportohet se do të ndodhë në Bashkinë e Tiranës. VNA.al raporton se pas shkarkimit të Toni Benit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj Xhelilaj do të jetë pasuesja e kësaj detyre.
Referuar të njëjtave burime mësohet se Xhelilaj pritet të emërohet Drejtuese e Policisë Bashkiake.
Kujtojmë se Toni Beni u emërua në këtë detyrë vetëm disa muaj më parë, në tëtor të vitit 2024. Ai zëvendësoi në këtë post Ermal Kapllanin, i cili e mbante këtë pozicion prej afro 9 vitesh.
Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli prej 12 shkurtit, inistucioni po drejtohet përkohësisht nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani.
Veliaj akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë, që ditën e sotme, në orën 13:30 pritet të mbahet në GJKKO edhe seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të burgosur të Tiranës i cili kërkon të lërë qelinë. Pas dy muajve në parburgimin e Durrësit, Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.