KreuAktualitetKosovaVonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë/ Ambasadori Rohde: Veprimi i shpejtë...

Vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë/ Ambasadori Rohde: Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht edhe të Qeverisë.

Rohde pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Bluesky shkruan se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.

“Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, shkruan Rohde.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat