back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRreth 7.14 euro në muaj për paketa celulare/ AKEP: Shpenzimet e shqiptarëve,...

Rreth 7.14 euro në muaj për paketa celulare/ AKEP: Shpenzimet e shqiptarëve, më të ulëta se mesatarja e BE

Nga Ledina Elezi

Shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 7.14 euro në muaj për shërbime celulare, pra për paketa me internet, minuta, apo SMS. Sipas Raportit Vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shpenzimi i qytetarëve shqiptarë për paketa celulare është në nivelet më të ulëta të vendeve evropiane dhe më e ulët se mesatarja 11.09 euro në muaj e 28 vendeve të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

Megjithatë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ne shpenzojmë më shumë për shërbime celulare.

Nga ana tjetër, tarifat me pakicë të aksesit broadband fiks (vetëm internet) për shpejtësi shkarkimi 12 Mbps deri më pak se 30 Mbps, si dhe për paketa të integruara internet broadband fiks plus shërbime telefoni ose TV, janë gjithashtu më të ulëta se tarifat mesatare në BE.

Në vitin 2016, interneti fiks në Shqipëri ishte shumë më i shtrenjtë në krahasim me vendet e BE-së në raport me të ardhurat. Por në vitin 2024, çmimi ka rënë shumë dhe tani është më i lirë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se në 2016, tarifa mujore për shërbimin e aksesit broadband fiks (vetëm internet) për shpejtësi bazë 12 Mbps deri në më pak se 30 Mbps të ofruar nga operatori kryesor fiks ishte 4799 Lekë/34 Euro, ndërsa në 2024 ishte 1200 Lekë/12 Euro, më e ulët se në 2016 dhe se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Një ndër objektivat e Komisionit Broadband të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm të Internetit është që në vitin 2025, shpenzimet për akses broadband të mos jenë më shumë se 2% e të ardhurave bruto për frymë.

Nga të dhënat rezulton se shpenzimet për shumicën e shportave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit kanë qenë poshtë nivelit 2% të të ardhurave bruto në Shqipëri prej vitit 2015 dhe vetëm në disa raste mbi këtë kufi. Gjithashtu, pavarësisht rritjes në vitin 2023, shpenzimet për të pesë shportat, pra për internet, rrjetin broadband fiks dhe të tjera, janë brenda kufirit 2%.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat