back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiOfertë faraonike për Simone Inzaghi

Ofertë faraonike për Simone Inzaghi

Sirenat arabe sa vijnë e shtohen për Simone Inzaghin.

Sipas asaj që raportohen nga mediat italiane, Al Hilal ka ushtruar akoma dhe më shumë presion për teknikun e Interit, natyrishtë dhe me një rritje të konsiderueshme të ofertës.

Pak ditë më parë u përfol për një shifër që kapte vlerën e 20 milionë Eurove, ndërsa tashmë ajo lëkundet mes 45 dhe 50 milionë Euro në sezon. Një propozim që mund të bind edhe Inzaghin, madje më shumë nëse dështon që të triumfojë me Interin në finalen e Champions League kundër PSG.

Zikaltërit i kanë premtuar rinovim të kontratës që skadon vitin e ardhshëm edhe për disa vite, me një takim “kokë më kokë” që do të zhvillohet pas ndeshjes së Mynihut.

Një rritje page dhe garancia për të drejtuar një skuadër që i përmbush ambiciet e mëdha të klubit do të zënë vend në listën e premtimeve, megjithatë, sirenat arabe janë të vështira për t’u injoruar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat