back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas Kukësit dhe Beratit/ PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve dhe në qarkun...

Pas Kukësit dhe Beratit/ PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve dhe në qarkun e Korçës

Partia Demokratike ka ankimuar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Qarkun e Korçës, ku mori 4 mandate, ndërsa PS udhëhoqi me 6 mandate.

Kjo është kërkesa e radhës, pas atyre ankimimeve për Qarqet Kukës dhe Berat me pretendimet se vota është manipuluar dhe ndikimin e administratës. Partia Demokratike kërkon tani shpalljen si të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në të gjithë qarkun e Korçës dhe përsëritjen e votimeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Partia Demokratike ka ankimuar edhe rezultatin për qarkun e Kukësit. Edhe pse Kukësi i dha PD-së një fitore bindëse duke marrë 2 mandate, Partia Demokratike kërkon përsëritjen e procesit në këtë qark me pretendimin se ka pasur shitblerje votash.

Ankimi i Partisë Demokratike vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.

Pas Kukësit dhe Beratit, PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve dhe në
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat