back to top
32.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaJamarbër Malltezi kërkon në Gjykatën e Lartë heqjen e arrestit në shtëpi

Jamarbër Malltezi kërkon në Gjykatën e Lartë heqjen e arrestit në shtëpi

Jamarbër Malltezi ka bërë sërish kërkesë në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Malltezi kërkon nga Gjykata revokimin e masës së sigurisë tashmë që dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.

Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani” për të njëjtën dosje akuzohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat