back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet e 11 majit nën verifikim/ KAS pranon ankimimin e Lapajt, hap...

Zgjedhjet e 11 majit nën verifikim/ KAS pranon ankimimin e Lapajt, hap kutinë e parë

Të hënën e 2 qershorit do të hapet për verifikim kutia e parë e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi këtë të enjte hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi në Qarkun e Vlorës.

Ankimimi për këtë qendër votimi ishte bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, sipas së cilës, fletët e votimit nuk kishin vula. Këtyre dyshimeve KAS vendosi t’i hedhë dritë, duke pranuar hapjen e kutisë për të verifikuar nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo.

Krahas kësaj, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve mbylli edhe shqyrtimin paraprak të tre kërkesave ankimore të Partisë Demokratike, për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, duke vendosur që të marrë si provë në shqyrtimin administrativ të dhënat e votimit nga jashtë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat