back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit

GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pushuar çështjen penale ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e paditur nga juristi Romeo Kara për veprën penale të “shpifjes”.

Padia ishte depozituar më 9 maj 2025 nga juristi Kara, i cili e akuzonte Kryemadhin për një deklaratë publike të bërë në një studio televizive, ku ajo pretendonte se ai ishte paguar për të kallëzuar ish-presidentin Ilir Meta.

Juristi e cilësoi këtë deklaratë si shpifje dhe fyerje publike, duke kërkuar ndjekje penale.

Seanca e parë në GJKKO ishte caktuar në datën 11 qershor dhe kishte si qëllim pajtimin mes palëve, por as Kara dhe as Kryemadhi nuk u paraqitën. Si pasojë, gjyqtarja Flora Hajredinaj vendosi pushimin e çështjes, në përputhje me procedurën ligjore për mosparaqitje në seancën e pajtimit.

Në vendimin Nr. 40, datë 11.06.2025, Gjykata thekson se shpenzimet gjyqësore do të përballohen nga paditësi Romeo Kara. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Jo zyrtarisht, por sipas juristit Kara, Kryemadhi ka pranuar në gjykatë se deklarata e saj ndaj tij ka qenë një lapsus.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat