back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSula: PS dhe PD zvarritin ligjet, presin fundin e mandatit të SPAK

Sula: PS dhe PD zvarritin ligjet, presin fundin e mandatit të SPAK

Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi të dyja palët politike, PS dhe PD, për zvarritje të qëllimshme të çështjeve të rëndësishme ligjore në Kuvend. Ai tha se shumë deputetë, përfshirë ata që do jenë edhe në legjislaturën e ardhshme, kanë axhenda personale dhe po shtyjnë miratimin e rezolutave dhe raportimeve të institucioneve të pavarura përpara pushimeve.

Sula paralajmëroi se PS dhe PD po presin fundin e mandatit të kreut të SPAK, Altin Dumani, në dhjetor, për të zhvilluar debatet më të rëndësishme lidhur me mandatin e prokurorëve.

Ai theksoi se sipas rregullores së Kuvendit, të gjitha vendimet dhe rezolutat duhej të miratoheshin deri në qershor, por kjo nuk ka ndodhur ende, duke kërkuar që brenda dy seancave të mbetura të mbyllen këto çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat