back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKQZ nuk lejon "Lëvizjen Bashkë" të vëzhgojë rinumërimin/ Rikthehen ankimet në KAS

KQZ nuk lejon “Lëvizjen Bashkë” të vëzhgojë rinumërimin/ Rikthehen ankimet në KAS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Bashkë për të marrë pjesë me vëzhgues në procesin e rinumërimit të votave, që nis nesër me kutitë e Tiranës dhe më pas do vijojë me qarqet Fier dhe Durrës.

Vendimi është marrë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili ka argumentuar se subjekti politik Lëvizja Bashkë nuk ka “interes të ligjshëm” për të qenë pjesë e këtij procesi.

Në sallën e rinumërimit, e cila do të ngrihet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet, janë lejuar të kenë përfaqësues vëzhgues vetëm katër subjekte politike: Partia Socialiste, Partia Demokratike, koalicioni “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, të cilët konsiderohen si palë me interes në këtë procedurë.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar menjëherë pas vendimit duke e kundërshtuar me një ankim zyrtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Në ankesën e dorëzuar, ai kërkon që përfaqësues të subjektit të jenë të pranishëm gjatë rinumërimit, me qëllim garantimin e transparencës dhe mbrojtjen e votës qytetare.

Procesi i rinumërimit pritet të zgjasë disa ditë dhe është vendosur pas konstatimit të parregullsive në disa qendra votimi, përfshirë probleme me përputhshmërinë e fletëve dhe materialeve zgjedhore, si dhe dyshime mbi manipulime të mundshme.

Lëvizja Bashkë ishte një nga partitë e reja që mori pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 11 majit, ku ka shprehur më herët shqetësime për mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat