Sot, opozita d0 të zhvillojë protestën e radhës.
Nga Tirana protesta është planifikuar të zhvendoset në rrethe të ndryshme me bllokimin e rrugëve kryesore.
Për gati tre orë, duke nisur që nga ora 17.00, Partia Demokratike do të bllokojë këto akse rrugore:
Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
PD ka ndarë edhe deputetët që do të jenë në lëto akse me protestuesit.
Tek rruga tek ish-sheshi “Shqiponja” do të jenë të pranishëm deputetët: Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët.
Tek rrethrrotullimi Milotit, do të jenë deputetët: Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
Tek rrethrrotullimi i Shkozetit do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja dhe Shijaku.
Në rrrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati.
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat dhe deputetët Luan Baçi, Kasëm Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.
Ndërsa, deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi do të marrin pjesë në takimin e 18-të të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asocimit, ku do të vijnë në Tiranë 10 deputetë të Parlamentit Europian.
Ndërkohë Policia ka parlajmëruar se bllokimii rrugëve është vepër penale, por nga ana tjetër do të ofrojë siguri për protestuesit.
Gjithashtu policia ua ka bërë thirrje qytetarëve, kryesisht atyre që do të udhëtojnë për në Rinas, të nisen para orës 17.00.