back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaVijon ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për herë të 35-të konstituimi i...

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për herë të 35-të konstituimi i Kuvendit

Për të 35-ën herë me radhë nuk është arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Në seancën e kësaj të shtune morën pjesë 94 deputetë ndërsa 51 votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e seancës dhe shtyrjen për në datën 23 qershor në orën 11:00, për shkak të mungesës së kuorumit.

Para nisjes së seancës, një grup qytetarësh protestuan para Kuvendit kundër krizës politike që ka lënë vendin pa institucione të formuara.

Debati është fokusuar rreth votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, kandidature e cila është propozua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate – refuzojnë të mbështesin këtë votim, duke argumentuar se ka shkelje të rregullores dhe nuk pranojnë kandidaturën e Albulena Haxhiut.

Kjo çështje është edhe në proces shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa situata politike mbetet e paqëndrueshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe nisjes së konstituimit më 15 prill, ku secila përpjekje e mëtejshme për formimin e institucioneve ka dështuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat