Microsoft së shpejti planifikon të ndryshojë “Ekranin e Kaltër të Vdekjes”, një detaj që për 40 vjet u ka treguar përdoruesve gabime të mëdha në sistemin kompjuterik.
Siç raportohet, Microsoft më parë njoftoi se do të rishikonte BSOD-in në Windows 11, dhe kompania konfirmoi se kodi i gabimit së shpejti do të njihet si “Ekrani i Zi i Vdekjes”.
Dizajni i ri lë jashtë ngjyrën tradicionale të kaltër, në favor të një ekrani të zi të thjeshtuar.
“Ky është me të vërtetë një përpjekje për të sqaruar dhe ofruar informacion më të mirë dhe për të na lejuar neve dhe klientëve të shkojmë në thelb të problemit në mënyrë që ta rregullojmë më shpejt”, tha David Weston, nënkryetar i sigurisë së ndërmarrjeve dhe sistemeve operative në Microsoftt.
Bëhet e ditur se ky dizajn do të prezantohet këtë verë.