back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeDigjet Shqipëria/ Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon

Digjet Shqipëria/ Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon

Situata e zjarreve mbetet alarmante në shumë zona të vendit, me 28 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat dy janë ende aktive në Elbasan dhe Finiq.

Elbasan: Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbetjeve

Një nga vatrat më problematike është ajo në landfillin e bashkisë Elbasan, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me mbetje. Në terren ndodhen aktualisht 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të MZSH Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura, ndërsa janë nisur për ndihmë edhe 3 automjete nga bashki të tjera.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe lëndës djegëse. Natën e kaluar u angazhuan 6 mjete të rënda të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të subjekteve private, por zjarri nuk është izoluar ende.

Finiq: Flakët përfshijnë barishte dhe pisha në zonat malore

Në fshatin Grazhdan, njësia Livadhja, bashkia Finiq, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, ndërsa është zhvendosur edhe në fshatin Malçan, duke përfshirë zonë me pisha. Ndërhyrja është vështirësuar nga terreni i pjerrët dhe era.

Forcat zjarrfikëse janë në terren me 7 automjete zjarrfikëse nga bashkitë Finiq, Himarë, Sarandë, Delvinë e Konispol, si dhe 6 efektivë të shërbimit pyjor dhe 12 vullnetarë.

Në total, në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse dhe 255 forca operacionale, si dhe 2 helikopterë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete zjarrfikëse dhe një traktor me zinxhirë.

Rrezik i lartë për zjarre dhe temperatura ekstreme

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, rreziku për zjarre mbetet shumë i lartë në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet rrezik i moderuar.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm mundësinë për shpërthimin e vatrave të reja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat