back to top
33.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetJuristi Kthupi: KQZ certifikon, por Berisha ka interes ta zgjasë kauzën

Juristi Kthupi: KQZ certifikon, por Berisha ka interes ta zgjasë kauzën

Juristi Rezart Kthupi deklaroi se rinumërimi i votave ishte një proces i nevojshëm për transparencë dhe legjitimitet të procesit zgjedhor. Sipas tij, pavarësisht se rezultati nuk ndryshoi rrënjësisht, besimi i partive politike është më i lartë ndaj numërimit nga KQZ sesa ndaj vetë numëruesve.

“Rinumërimi duhej bërë. Transparenca është një e mirë e përbashkët. Partitë nuk kanë besim te numëruesit, por kanë më shumë besim te numërimi i KQZ,” – u shpreh Kthupi.

Në lidhje me qëndrimin e Sali Berishës dhe qëndrimin e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve, Kthupi theksoi se Berisha po kërkon të fitojë kohë, për të shtyrë sa më shumë në kohë zbatimin e nenit “Basha”, që lidhet me rregullimin e brendshëm statutor për dorëheqjen pas humbjes.

“Zoti Berisha ka nevojë për kauzë, jo për rezultat. Për sa kohë mban të gjallë një kauzë – si ajo që ‘vjedhjet u vodhën dhe në Shqipëri nuk ka demokraci’ – ai mbetet në betejë,” – theksoi ai, në një intervistë në ABC News.

Kthupi theksoi gjithashtu se Berisha po mundohet ta mbajë PD-në në gjendje mobilizimi përmes një diskursi krizash dhe mosbesimi, duke shmangur dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat