back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Mandatin ia hoqën për të futur Zegjinen”/ Berisha denoncon skandalin në numërim

“Mandatin ia hoqën për të futur Zegjinen”/ Berisha denoncon skandalin në numërim

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të fundit dhe do të vazhdojë të luftojë për krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Në një reagim të fortë, Berisha akuzoi se procesi zgjedhor është manipuluar nga ajo që e quajti “narkonomenklatura”, duke e konsideruar mandatin e deputetëve si “letra pa vlerë”.

Ai u shpreh se rinumërimi i votave vetëm nxori në pah manipulimet, duke përmendur rastin e deputetit Ceno Klosi, të cilin e krahasoi me figura historike të regjimit komunist.

“Shikoni çfarë janë, nuk ka rëndësi vullneti i qytetarit. Brenda 5 orëve mandatin e një zonje e bënë të paqenë dhe ia dhanë Zegjinejës. Ja çfarë janë, ja si votuan, ja si i numëruan,” tha Berisha.

Lideri opozitar akuzoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe manipulimin e rezultatit, duke shtuar se ky rezultat nuk pasqyron vullnetin real të qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, sipas Berishës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat