back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD: Dosja ‘Partizani’, shembull i drejtësisë së kapur dhe standardit të dyfishtë

PD: Dosja ‘Partizani’, shembull i drejtësisë së kapur dhe standardit të dyfishtë

Partia Demokratike akuzon qeverinë “Ramaduro” për kapje të drejtësisë dhe përdorimin e saj si mjet politik kundër opozitës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilëson dosjen ‘Partizani’ si një shembull të qartë të standardit të dyfishtë në drejtësi.

Vangjeli thekson se lideri historik i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, u mbajt në arrest për 333 ditë pa prova ligjore, ndërsa profesor Jamarbër Malltezi mbahet në arrest prej 551 ditësh, edhe pse ka vepruar sipas ligjit dhe ka kontribuar për komunitetin.

Nga ana tjetër, drejtësia sipas PD-së hesht për abuzimet dhe aferat që lidhen me kryeministrin Edi Rama, si shfrytëzimi privat i tokës publike, inceneratorët, aferën McGonigal, dhe manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Deklarata përmend gjithashtu një dokument ku SPAK njihet se ka vepruar me urdhra politikë, duke lëshuar urdhër ekzekutimi një ditë para vendimit të gjykatës.

Partia Demokratike shpreh vendosmërinë për të vazhduar denoncimin e çdo shkeljeje ligjore dhe luftën për një Shqipëri demokratike dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë së kapur nga regjimi ‘Ramaduro’, e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës dhe kundërshtarëve të KM Edi Rama.

SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, për çfarë…

Sepse, ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik.

Nga ana tjetër, drejtësia me regji:

• Mbyll sytë ndaj firmës së Edi Ramës të përsëritur 8 herë në dosjen ‘Partizani’, ndërsa Berisha nuk ka asnjë…

• Hesht për faktin që 4100 m2 tokë e dhuruar për gjimnaz publik po shfrytëzohet sot si biznes privat nga Carlo Bollino me bekimin e Edi Ramës dhe 4 VKM-ve të tij;

• Nuk heton ‘investimet strategjike’ me të cilat Rama ka ndarë Shqipërinë si pronë personale të trashëguar;

• Nuk reagon ndaj inceneratorit që nuk ekziston dhe vijon të vjelë paratë e shqiptarëve;

• Mbyll sytë për aferën McGonigal;

• Hesht për 34 mijë m2 tokë bregdetare në emër të familjarëve të KM në Gjirin e Gjipesë;

• Nuk reagon as për provat e dokumentuara me zë e figurë për farsën zgjedhore të 11 Majit.

Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i z. Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin.

Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike.

Drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën.

Ajo nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën tonë për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat