back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama kërkon reformë për IMT dhe policitë bashkiake/ "Struktura problematike dhe joefikase"

Rama kërkon reformë për IMT dhe policitë bashkiake/ “Struktura problematike dhe joefikase”

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një reformë të re territoriale, që të përfshijë integrimin dhe riorganizimin e strukturave si Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), policitë bashkiake dhe zyrat e urbanistikës.

Deklarata u bë gjatë një takimi në Durrës me kryetarët e bashkive, ku u analizua performanca e pushtetit vendor në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030 në BE”.

Në fokus të fjalës së tij ishin ndërtimet pa leje, veçanërisht në zona të mbrojtura si Thethi, por edhe në qytete të mëdha si Vlora. Rama nënvizoi se problemet nuk qëndrojnë vetëm te shkeljet, por edhe te paaftësia e institucioneve vendore për t’u përballur me to.

“Ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur është vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, por në Theth, në Vlorë apo në territore të tjera, dobësia e IMT dhe e policive bashkiake është e dukshme,” tha Rama.

Ai i cilësoi këto struktura si “problematike” dhe theksoi nevojën për një riorganizim të thellë.

“Struktura që me përjashtime të rralla nuk janë zgjidhje. Është e domosdoshme një ndërhyrje në reformën territoriale që të përfshijë IMT, policitë bashkiake, IKMT dhe zyrat e urbanistikës,” tha kreu i qeverisë, duke shtuar se synimi është krijimi i më shumë shërbim dhe efikasitet për bashkitë.

Reformimi i administratës vendore dhe i strukturave të kontrollit mbi territorin pritet të jetë një nga shtyllat e axhendës së qeverisë në fazën e re të integrimit evropian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat