back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTabaku:“Paketa e Maleve” po grabit pronat në veri, jo po i zhvillon

Tabaku:“Paketa e Maleve” po grabit pronat në veri, jo po i zhvillon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj prishjeve të disa ndërtimeve në zonën turistike të Thethit, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje selektive dhe të motivuar politikisht, në kulmin e sezonit turistik.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Tabaku fajëson drejtpërdrejt të ashtuquajturën “Paketë e Maleve”, e cila sipas saj nuk po sjell zhvillim për zonat veriore, por po përdoret për të grabitur pronat e banorëve në favor të klientëve të qeverisë.

“Paketa e Maleve nuk po zgjidh, por po grabit pronat e banorëve në veri. Është një ligj që po përdoret për të favorizuar të njëjtët klientë të përhershëm përmes modelit të investimeve strategjike,” deklaron Tabaku.

Ajo thekson se ndërhyrjet aktuale nuk janë as të rastësishme, as të ndershme, por pjesë e një skeme të qëllimshme që cenon komunitetet lokale dhe godet rëndë imazhin e turizmit shqiptar.

“Ky është një shtet që nuk parandalon, por godet në mënyrë të organizuar e me regji politike. E gjithë kjo sjellje ka prodhuar padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe një sezon turistik të njollosur nga abuzimi me pushtetin,” u shpreh deputetja demokrate.

Sipas saj, ndërtimet që po cilësohen sot si të paligjshme janë ngritur në sytë e pushtetit vendor dhe qendror, por vetëm tani – në mënyrë selektive – po prishen, duke shkaktuar pasiguri dhe dëm ekonomik për banorët.

Tabaku i bën thirrje qeverisë për transparencë të plotë mbi projektet e zhvillimit në zonat malore, si dhe për ndalimin e politikave që, sipas saj, shërbejnë vetëm për interesat klienteliste, në dëm të komuniteteve dhe turizmit vendas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat