Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) dosjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxën dhe 16 persona të tjerë, si dhe shoqëri apo organizata jofitimprurëse.
Mes të pandehurve është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
SPAK dyshon se Bushka ka thirrur në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, i është marrë telefoni dhe i është kërkuar të mos fliste, duke ndërhyrë në hetimin e organit procedues në lidhje me dosjen numër 27 të vitit 2024.
Proçedimi gjyqësor pritet të vazhdojë sipas ligjit, ndërsa dosja përfshin edhe të pandehur të tjerë të akuzuar për vepra të ngjashme penale.



