back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria, destinacion “low cost”/ Vaktet dhe hotelet kushtojnë gjysmën e BE-së

Shqipëria, destinacion “low cost”/ Vaktet dhe hotelet kushtojnë gjysmën e BE-së

Shqipëria vijon të ruajë një avantazh të madh konkurrues për sa i përket çmimeve në sektorin e restoranteve dhe hoteleve.

Të dhënat më të fundit nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se vendi ynë renditet i dyti më i lirë në Europë në këtë kategori, me një indeks prej 52.3% të mesatares së BE-së. Kjo do të thotë se ngrënia jashtë apo akomodimi në Shqipëri kushton gati 50% më pak se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

Më lirë se Shqipëria është vetëm Maqedonia e Veriut (49.5%), ndërsa më shtrenjtë renditen vende të rajonit si Bullgaria (53.2%), Rumania (68.5%) apo Turqia (68.9%). Ndërkohë, shtete si Italia (106.9%), Franca (110.0%) dhe Gjermania (112.1%) janë dukshëm mbi mesataren europiane.

Edhe platforma ndërkombëtare Numbeo konfirmon këto të dhëna: në Tiranë, një vakt i thjeshtë kushton mesatarisht 9 euro, ndërsa një darkë për dy persona në një restorant me çmim mesatar rreth 22.5 euro. Për krahasim, i njëjti shërbim kushton 15€/33€ në Romë, 15€/27€ në Athinë, 15€/31€ në Paris, ndërsa në Stokholm çmimi arrin deri në 51 euro.

Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria jo vetëm që është një nga destinacionet më të lira në Europë për ushqim e akomodim, por gjithashtu ofron një raport cilësi–çmim shumë konkurrues, veçanërisht për turistët nga Europa Perëndimore, të cilët në vendin e tyre paguajnë dyfish për të njëjtën përvojë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat