Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se regjistrimi i kësaj force politike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit do të bëhet në përputhje të plotë me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
“PD do të zbatojë rigorozisht ligjin dhe Kodin Zgjedhor edhe në këto zgjedhje. Pa diskutim, por modalitetet janë çështje të ekspertëve të Kodit Zgjedhor. Ne zbatojmë kodin zgjedhor”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se Partia Demokratike është e vendosur të respektojë çdo rregull e procedurë ligjore, ndërsa theksoi se procesi i regjistrimit dhe i pjesëmarrjes në zgjedhje është një detyrim ligjor që nuk do të vihet në diskutim.



