KreuAktualitetBotaKryetarja e bashkisë në Gjermani qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë

Kryetarja e bashkisë në Gjermani qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Iris Stalzer, kryebashkiakja e qytetit Herdecke në Gjermaninë perëndimore dhe anëtare e Partisë Socialdemokrate (SPD), u gjet me plagë të shumta thike në shtëpinë e saj të martën në mëngjes.

Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë. Sipas mediave gjermane, Stalzer dyshohet se u sulmua para shtëpisë dhe arriti të zvarritej deri në apartamentin e saj përpara se të rrëzohej në tokë.

Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj. Ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë, se ishte goditur nga disa persona përpara hyrjes së banesës.

Stalzer sapo ishte zgjedhur kryebashkiake e qytetit. Në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale më 28 shtator, ajo fitoi kundër kandidatit të Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), Fabian Conrad Haas, me 52.2%.

Policia ende po heton vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova, ndërsa ndërtesa ku jeton kryebashkiakja mbetet e rrethuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat