back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDrejtësia ndez debatet/ Gjin Gjoni përplaset me Ulsi Manjën

Drejtësia ndez debatet/ Gjin Gjoni përplaset me Ulsi Manjën

Një debat i tensionuar u zhvillua gjatë mbylljes së konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, ku u përballën deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, dhe deputeti socialist dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjoni u shpreh se dëshironte të diskutonte mbi axhendën e konferencës, duke kërkuar respektimin e rendit të fjalimeve:

“Zoti Manja, nëqoftëse respekton axhendën duhet ta respektosh deri në fund, kështu që dua të diskutoj se jemi me Venecian këtu, nuk është normale që s’më lë të diskutoj,” iu drejtua Gjoni Manjës.

Pas përfundimit të konferencës, jashtë ambienteve të saj, Gjoni kritkoi në mënyrë të ashpër rezultatet e reformës në drejtësi dhe perceptimin publik mbi sistemin gjyqësor:

“Tani, nëse reforma ka qenë vërtet e suksesshme – siç pretendohet edhe në këtë konferencë – pse atëherë perceptimi i qytetarëve, pas 10 vitesh, është kaq negativ? Dikur një proces gjyqësor përfundonte për 6 vjet; sot zgjat 16 vjet. Dikur një vendim gjyqësor arsyetohej për 30 ditë; sot duhen 1,000 ditë. Qytetarët presin 4 vjet vetëm për një arsyetim. Ky nuk është vetëm dështim funksional – ky është një reagim i drejtpërdrejtë i njerëzve ndaj një sistemi që nuk po u jep drejtësi,” tha Gjoni.

Deputeti demokrat shtoi se sot drejtuesit e sistemit të drejtësisë janë pjesërisht produkte të zyrave politike, duke e cilësuar si një “kambanë alarmi”:

“Ata që ishin në tryezë sot – ata që realizuan vettingun – janë po ata që sot kërkojnë të ngjiten në pozicionet më të larta të drejtësisë. Merrni një nga një emrat: janë anëtarë të komisioneve të mbikëqyrjes institucionale, apo të institucioneve të tjera drejtuese,” tha Gjoni.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat