back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali i pronës publike në Lushnjë/ SPAK heton kryebashkiaken Eriselda Sefa

Skandali i pronës publike në Lushnjë/ SPAK heton kryebashkiaken Eriselda Sefa

Kryebashkiakja socialiste e Lushnjës, Eriselda Sefa, është vënë nën hetim nga SPAK pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që riktheu çështjen në vëmendjen e prokurorëve të Antikorrupsionit. Hetimi lidhet me një kallëzim të qytetarit A.H., i cili pretendon se ka pasur shkelje ligjore në dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit.

Sipas kallëzuesit, procedura e dhënies me qira ka qenë e dyshimtë, ndërkohë që Këshilli Bashkiak i Lushnjës dhe kryebashkiakja Sefa kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin. Pretendohet se janë falsifikuar shkresa dhe procesverbale të dëgjesave publike, si dhe projekti për miratimin e dhënies me qira të një ambienti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

SPAK, fillimisht, kishte kërkuar pushimin e çështjes dhe kishte marrë miratimin e Shkallës së Parë. Megjithatë, kallëzuesi ankoi vendimin në Apelin Antikorrupsion, i cili vendosi të rifillojë hetimet dhe të sqarojë nëse kryebashkiakja ka penguar zbulimin e të vërtetës ose ka kryer falsifikime dokumentesh.

Eriselda Sefa u thirr në Prokurorinë e Posaçme më 14 janar të këtij viti, por nuk ka pranuar të komentojë për mediat. Hetimi fokusohet kryesisht në procedurat administrative dhe ligjore të dhënies me qira të pronave publike, duke përfshirë rolin e kryebashkiakes dhe të Këshillit Bashkiak në vendimmarrje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat