back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Kolegët, siç ka thënë Erioni, të thërrasin"/ Tom Doshi ironizon pas dëshmisë...

“Kolegët, siç ka thënë Erioni, të thërrasin”/ Tom Doshi ironizon pas dëshmisë në SPAK

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas daljes nga seanca, Doshi dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët, duke mohuar lidhjen e tij me çështjen që po hetohet.

“U pyeta për një çështje që s’ka lidhje me mua. Kolegët, siç ka thënë Erioni, të thërrasin edhe për çështje që s’kanë lidhje me ty…”, u shpreh Doshi.

Kjo paraqitje vjen pas një vizite të mëparshme të tij në SPAK më 24 shkurt, ku u mor në pyetje për rreth 90 minuta në lidhje me zgjedhjet në Rrogozhinë në vitin 2023. Sipas deklaratave të tij, një nga personat me të cilët kishte zhvilluar një takim elektoral ishte në përgjim nga SPAK.

Kujtojmë se Doshi, megjithëse kishte garuar në zgjedhjet parlamentare, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Pjesëmarrja e tij e përsëritur në SPAK ka shtuar spekulimet mbi hetimet që lidhen me aktivitetin e tij politik dhe veprimtarinë elektorale në Rrogozhinë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për rastin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat