back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Flori më mori në telefon”/ Hasimja mbështet Binajn për Bashkinë e Tiranës

“Flori më mori në telefon”/ Hasimja mbështet Binajn për Bashkinë e Tiranës

Njëri kandidat zyrtar, tjetri që mbeti në tentativë. Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja janë bashkuar për garën e pritshme të Tiranës. Aktori i njohur i humorit, që ka shpallur ambicien për t’u ulur në karrigen e kryebashkiakut, ka marrë mbështetjen e ish-kandidatit të pavarur Hasimja.

“Florjani më mori në telefon, më kërkoi që ta mbështesja dhe për aq kohë sa kemi të njëjtat objektiva, të njëjtat vlera dhe parime, pse jo? I kam thënë që jam i gatshëm ta mbështes. Nuk ka rëndësi a jam unë apo Flori apo dikush tjetër e rëndësishme është të ndryshojë Tirana për mirë,” deklaroi Ermal Hasimja.

Sa i përket rolit të tij në fushatë, Hasimja tha se pritet të kontribuojë në pjesën e strategjisë dhe programit. “Tani po krijohen grupet. Një grup do merret me strategjinë, një tjetër me organizimin dhe logjistikën. Unë do ndihmoj aty ku të më kërkohet,” u shpreh ai.

Hasimja tha se i ka dhënë edhe këshilla Binajt: “Duhet të mbledhë mendimet më të mira për formulimin e programit dhe mesazhit. Pjesa tjetër është angazhimi i partive që do zbatojnë në terren strategjinë.”

Një ditë më parë, Florjan Binaj u ul për herë të parë në një tryezë me përfaqësues të opozitës, por ka zgjedhur të mbajë larg liderët politikë, përfshirë Sali Berishën.

“Për mua nuk ka rëndësi a del apo jo në foto me liderët. Ai është kandidat i pavarur që do marrë mbështetjen e partive, por pa qenë kandidat i asnjë partie politike,” shtoi Hasimja.

Ndërkohë, ndonëse Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zgjedhjet e pjesshme në Tiranë deri më 31 tetor, fushata jozyrtare ka nisur, me kandidatët e të dy kampeve që kanë hyrë në terren për të mbledhur vota.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat