back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Shkarkimi i Peleshit"/ Berisha: Parlament me delinkuentë sa çdo burg tjetër

“Shkarkimi i Peleshit”/ Berisha: Parlament me delinkuentë sa çdo burg tjetër

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me 79 vota kundër dhe 10 pro.

Pas seancës, kreu i PD-së, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, sulmoi nënkryetaren e Kuvendit, duke thënë se “nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim”.

Berisha akuzoi mazhorancën se ka shndërruar parlamentin në një “klub pa rregulla”, ku mbizotëron kaosi dhe urdhrat e pakontrolluar, duke i përshkruar vendimet parlamentare si të paditura. Ai përmendi si shembull miratimin e kabinetit të ri dhe programit qeveritar brenda vetëm 28 minutash, si dhe mbylljen e seancave të tëra në disa minuta.

“Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart. Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit,” tha Berisha, duke kritikuar ashpër funksionimin e Kuvendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat