back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetReplikë e ashpër në Kuvend/ Tabaku kundër Muçit për protestat e minatorëve...

Replikë e ashpër në Kuvend/ Tabaku kundër Muçit për protestat e minatorëve dhe pensionistëve

Një replikë e ashpër është zhvilluar sot në sallën e Kuvendit mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dhe deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, lidhur me protestat e jashtme të minatorëve dhe pensionistëve.

Muçi kritikoi Tabakun për faktin se, gjatë fjalës së saj, ajo u ndal tek protesta e minatorëve, por nuk përmendi çështjen e pensionistëve, të cilët sipas tij, vazhdojnë të marrin pensione të ulëta.

“Më bën habi fakti që zonja Tabaku përmendi protestën e minatorëve, por vetëm pak metra larg, zhvillohet protesta e pensionistëve. Më habit fakti se deputetët e PD nuk e vunë re këtë protestë. Uroj që si PD, ashtu edhe PS, të bien dakord dhe të krijojnë konsensus për të shqyrtuar problematikat e këtyre dy grupeve sociale,” tha Muçi, duke i bërë thirrje opozitës dhe mazhorancës për veprim.

Në përgjigje, Tabaku u shpreh se PD ka punuar prej vitesh për të mbrojtur të drejtat e minatorëve dhe se çështja e pensionistëve nuk duhet të përdoret si mjet politik ndaj opozitës.

“Për Redi, Reda dhe qorrat që nuk shohin, PD ka propozuar statusin e minatorit këtu e 3 vite më parë, dhe unë e kam firmosur. Kemi diskutuar për këtë çështje në këtë sallë të Parlamentit. Redi Muçi të bëjë kauzat e veta, të bëjë propozimet e veta, por të mos merret me PD. Këto janë çështje të shenjta për ne. Është turp të merret me opozitën kur duhet t’i kërkojë llogari qeverisë,” tha Tabaku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat