back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama lëviz zëvendësministra e prefektë/ Kush largohet e kush vjen

Rama lëviz zëvendësministra e prefektë/ Kush largohet e kush vjen

Një sërë vendimesh për ndryshime në qeveri dhe institucione të varësisë janë miratuar sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku u emëruan figura të reja në poste kyçe dhe u liruan disa drejtues aktualë nga detyra.

Në rang zëvendësministrash, Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, ndërsa Martin Kajo merr detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ndërkohë, Endrit Hoxha dhe Sokol Duma, që mbanin më parë këto funksione, janë liruar nga detyra.

Në administratën vendore, ndryshime janë bërë në prefekturat e Shkodrës dhe Gjirokastrës.
Majlinda Angoni largohet nga posti i prefektes së Qarkut Shkodër, ndërsa në vendin e saj emërohet Holta Duda.
Po ashtu, Odise Kote është shkarkuar nga detyra e prefektit të Gjirokastrës dhe është zëvendësuar nga Albana Hasanaj.

Vendimet e plota të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave

Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Z. Ermal Nufi lirohet nga detyra si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Znj. Viola Haxhiademi emërohet në vendin e tij si anëtare e këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Z. Alban Mësonjësi lirohet nga detyra si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Z. Dritan Palnikaj emërohet në vend të tij si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat