back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKQZ nis verifikimin e shpenzimeve të fushatës/ Kontrata 1.4 mln euro e...

KQZ nis verifikimin e shpenzimeve të fushatës/ Kontrata 1.4 mln euro e Berishës në fokus

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hetojë shpenzimet e fushatës së partive politike gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke përfshirë edhe kontratën 1.4 milion euro të ish-kryeministrit Sali Berisha me strategun amerikan Chris LaCivita.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se është ende herët për të dhënë detaje mbi mënyrën dhe vlerën e shpenzimeve, por siguroi se auditimi do të nisë dhe do të përfshijë të gjitha shpenzimet e partive dhe financimin politik.

“Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, deklaroi Celibashi.

Fokus edhe tek zgjedhjet e pjesshme

Përveç auditimit të shpenzimeve të fushatës, Komisioneri Celibashi po përqendrohet edhe te zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pas anulimit të zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi la në detyrë kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj, duke lënë datën e re të zgjedhjeve të paqartë.

“Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, tha Celibashi.

Të dielën, 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ ka testuar pajisjet e identifikimit elektronik dhe konfirmoi se procesi zgjedhor në këto bashki është gati për të filluar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat