back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNis monitorimi i furrave për çmimin e bukës/ Autoriteti i Konkurrencës del...

Nis monitorimi i furrave për çmimin e bukës/ Autoriteti i Konkurrencës del në terren

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të furrave të bukës lidhur me rritjen e çmimit të prodhimit dhe tregtimit të bukës. Ky veprim vjen pas hyrjes në fuqi të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë që përcaktonte ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash, apo kanë bar kafe.

Prej datës 1 nëntor, inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të monitorojnë në terren furrat e bukës për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Ky ligj ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

Në njoftimin e publikuar, Autoriteti i Konkurrencës thekson se shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Me sistemin e ri të tarifimit të energisë për furrat, të vetmet që nuk u preken nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike ishin furrat e bukës, që nuk kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, ku çmimi vijon të jetë 7.6 lekë/kwh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi i aplikuar është 9.5 lekë/kwh. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, për të cilat çmimi i energjisë elektrike është 12 lekë/kwh./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat