Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e Tiranës këtë të mërkurë, duke nisur në orën 19:00, në fokus të së cilës ishin problematikat e kryeqytetit dhe nevojat e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga deputetët e kryeqytetit ruajtjen e lidhjes së drejtpërdrejtë me komunitetin, duke e cilësuar këtë si një angazhim të premtuar ndaj qytetarëve. “Është thelbësore që të jemi afër komunitetit, të dëgjojmë shqetësimet e tyre dhe të sigurojmë që çdo premtim i dhënë të ndiqet me veprime konkrete,” u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes, sipas burimeve.
Në diskutimet e mbledhjes, u trajtuan edhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimin e kryeqytetit, përfshirë mundësinë e organizimit të zgjedhjeve javën e ardhshme. Rama kërkoi angazhim maksimal nga deputetët për të adresuar problematikat e qytetarëve dhe për të garantuar realizimin e premtimeve që iu janë dhënë komuniteteve të ndryshme të Tiranës.



