back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVendimi i Kushtetueses/ Reagon Erion Veliaj

Vendimi i Kushtetueses/ Reagon Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke vendosur ta rikthejë në detyrë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Veliaj theksoi se vendimi i Kushtetueses nuk ka të bëjë vetëm me të, por për demokracinë shqiptare, votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli.

Reagimi i plotë i Veliajt

“Të dashur miq,
Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
Drejtësia kushtetuese foli.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.
Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.
Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.
Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese dha vendimin përfundimtar mbi fatin e kryebashkiakut të Tiranës. Me 5 vota pro dhe 3 kundër, Gjykata rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt, duke e cilësuar antikushtetues.

Ky vendim rivendos jo vetëm mandatin e kryebashkiakut, por edhe parimin se pushteti i qytetarëve nuk mund të shkelet nga vendime administrative që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi u konsiderua një fitore për drejtësinë dhe proceset demokratike në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat