back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVrasja pranë aeroportit “Nënë Tereza”/ AMP pezullon zinxhirin komandues, nis verifikimi i...

Vrasja pranë aeroportit “Nënë Tereza”/ AMP pezullon zinxhirin komandues, nis verifikimi i brendshëm

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani, i njohur ndryshe me nofkën Sheqeri.

Sipas njoftimit zyrtar, AMP ka nisur një verifikim të brendshëm në lidhje me procedurën e rekrutimit të punonjësit të përfshirë në ngjarje, ndërkohë që është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të këtij institucioni.

“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, ku rezulton i përfshirë punonjësi i AMP-së, M.Sh., i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit të tij,” – thuhet në reagimin zyrtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve,” – përfundon njoftimi i AMP-së.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës në afërsi të aeroportit “Nënë Tereza”, ku persona të armatosur qëlluan në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”. Si pasojë mbeti i vrarë bashkëpunëtori i ngushtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos agjenti Muçi Shaljani, pjesëtar i AMP-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat