Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Brendshme. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Qefalia kishte garuar për një karrige deputeti në qarkun e Tiranës më 11 maj, por nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.
Emërimi i tij vjen një ditë pas atentatit të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i plagosur edhe një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).



