back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“21 Janari”/ Berisha: I gatshëm të jap llogari në SPAK

“21 Janari”/ Berisha: I gatshëm të jap llogari në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje nga organet e drejtësisë, duke theksuar se këtë e ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike.

“I jam përgjigjur çdo thirrjeje të drejtësisë dhe do të përgjigjem sërish, në çdo rast që do të thirrem. Por kjo mund të ndodhë vetëm pasi të marr njoftimin zyrtar,” – tha Berisha, duke shtuar se përdorimi i kësaj çështjeje për qëllime politike është “akt propagandistik”.

Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te çështja e 21 janarit 2011, duke pretenduar se hetimi për ngjarjen është penguar ndër vite nga kryeministri aktual Edi Rama, të cilin e konsideron si “organizatorin kryesor të protestës së asaj dite”.

“Kjo çështje përdoret për propagandë prej 13 vitesh. Por sipas deklaratave të SHBA-së dhe BE-së, hetimi duhet të përfshijë organizatorët kryesorë, dhe i pari mes tyre është Edi Rama,” – u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se është hetuar edhe më parë për ngjarjen, përfshirë edhe në periudha kur nuk ishte në pushtet, ndërsa ritheksoi se nuk ka asnjë arsye të mos bashkëpunojë me drejtësinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat