back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Nuk jemi penduar”/ Rama dhe Meloni mbrojnë marrëveshjen për emigrantët në Shqipëri

“Nuk jemi penduar”/ Rama dhe Meloni mbrojnë marrëveshjen për emigrantët në Shqipëri

Në konferencën e përbashkët për mediat, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni u pyetën lidhur me ecurinë e protokollit për ndërtimin e qendrave të pritjes së emigrantëve në Shqipëri — një marrëveshje e nënshkruar dy vite më parë, që deri më sot nuk ka prodhuar rezultate konkrete.

Një gazetar italian pyeti nëse, për shkak të vonesave, Meloni apo Rama ishin penduar për këtë nismë, duke theksuar se fondet e investuara mund të ishin përdorur për qëllime të tjera.

Në përgjigje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se projekti mbetet pjesë e një vizioni të ri europian për menaxhimin e flukseve migratore dhe se, pavarësisht pengesave, ideja është “revolucionare”.

“E dimë mirë që opozita mendon se kjo nismë nuk ka qenë efikase, por ne besojmë në zgjidhje novatore për trajtimin e migracionit. Ka disa vende evropiane që kërkojnë të përfshihen në të njëjtin model.
Një nismë e tillë është revolucionare. Po, kemi humbur dy vjet, por kur të hyjë në fuqi marrëveshja e re për azilin, qendrat do të funksionojnë siç duhet,” – u shpreh Meloni.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama nënvizoi se bashkëpunimi me Italinë është shumë më i gjerë se një projekt i vetëm dhe se marrëdhënia me Romën është “strategjike dhe e veçantë”.

“Nëse nuk jeni penduar ju që bëni të njëjtën pyetje, si mund të pendohem unë që kam bërë 100 gjëra bashkë me kryeministren Meloni?
Ky nuk është një projekt që i shërben vetëm Shqipërisë, por edhe Italisë. Bashkëpunimi ynë përfshin ekonomi, mbrojtje dhe investime të përbashkëta. Nëse do ta kisha bërë përsëri, do ta bëja 100 herë. Me vendet e tjera, kurrë. Sepse nuk janë Italia,” – tha Rama.

Konferenca për shtyp u zhvillua pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në fusha si energjia, mjedisi, siguria, arsimi dhe inovacioni.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat