back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAkuza dhe ulërima/ Çuçi kërkon masë disiplinore ndaj Nokës

Akuza dhe ulërima/ Çuçi kërkon masë disiplinore ndaj Nokës

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes u përfshi sërish nga tensionet, ku protagonisti kryesor u bë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Gjatë seancës, debati mes Nokës dhe kryetarit të Komisionit, Bledi Çuçi, degeneroi me tone të larta dhe akuza, teksa deputeti demokrat foli për disa minuta pa mikrofon dhe ofendoi kryetarin e komisionit.

Përballë situatës së tensionuar, Çuçi ndërpreu mbledhjen dhe kërkoi marrjen e masave disiplinore ndaj Nokës.

“Kërkoj përjashtimin me 10 ditë, përndryshe do të merren masa,” tha Çuçi, duke shpallur mbylljen e mbledhjes pas incidentit.

Ky është një tjetër episod i përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe opozitës në komisione parlamentare, me Flamur Nokën që edhe herë të tjera ka qenë në qendër të debateve të tensionuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat