Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një situatë emergjente po zhvillohet në bashkinë Kurbin, ku numri i banesave të përmbytura ka arritur në 60, ndërsa zonat më të goditura janë fshatrat Zhejë dhe Gjorm.
Autoritetet lokale, shtabet e emergjencës dhe stafi i bashkisë ndodhen aktualisht në terren, duke monitoruar situatën dhe duke asistuar familjet e prekura. Raportohet se niveli i ujit në disa zona ka hyrë në oborre dhe ambiente të brendshme të banesave, duke shkaktuar dëme materiale.
Strukturat e emergjencave po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përkeqësimin e saj.



