back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Ka hierarki grupi parlamentar"/ Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit

“Ka hierarki grupi parlamentar”/ Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit

Komisioni i Ligjeve shtyu me 20 minuta shqyrtimin e draftit për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, pasi kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, njoftoi se duhej pritur nënkryetari Oerd Bylykbashi, i cili kishte kërkuar të ishte i pranishëm gjatë diskutimit për të mbajtur qëndrimin e grupit parlamentar të PD. Ky vendim solli reagimin e menjëhershëm të deputetes së re të PD, Zegjine Çaushi, e cila kundërshtoi vonesën dhe kërkoi vazhdimin e mbledhjes.

Replikat në sallë:

Manja: “Për projektligjin për komisionet hetimore do të propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.”

Vendimi i Manjës për të ndalur mbledhjen hasi kundërshtimin e deputetes, e cila kërkoi që procedurat të vijonin normalisht, pa vonesa të panevojshme.

Çaushi: “Pse duhet pritur?”

Manja (duke iu kthyer deputetes): “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie, sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre.”

Pas kësaj deklarate, kreu i Komisionit mbylli diskutimin dhe formalizoi shtyrjen:

Manja: “Takohemi pas 20 minutash.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat