back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha fuqizon ish-kandidatin Gjunkshi/ Nis përçarjet brenda grupit të PD-së

Berisha fuqizon ish-kandidatin Gjunkshi/ Nis përçarjet brenda grupit të PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë tij, një vendim që duket se ka krijuar përçarje brenda grupit të demokratëve që morën pjesë në një takim informal.

Vendimi, i bazuar në nenin 46 të Statutit të PD-së, hyn në fuqi menjëherë. Gjunkshi ishte një nga ish-kandidatët për deputet të PD-së që mori pjesë në takimin e zhvilluar më 27 nëntor në një hotel në Tiranë, së bashku me demokratë të tjerë si Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe disa figura të tjera të partisë.

Nga selia e PD-së, Sali Berisha bëri me dije se grupi që mori pjesë në këtë takim informal është takuar edhe me të, duke shtuar kështu dimensionin e përfshirjes së këshilltarëve dhe influencës brenda strukturave të partisë.

Ky emërim vjen në një kohë tensioni brenda PD-së, ku disa nga demokratët kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si po menaxhohen strukturat dhe marrëdhëniet brenda partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat