Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, do të paraqitet pas tre orësh në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me një hetim të prokurorit Bledar Maksuti.
Hetimi ka të bëjë me dyshimet për abuzime në disa procedura tenderimi të këtij institucioni.
Karçanaj mësohet se ka dhënë shpjegime edhe më parë në SPAK në kuadër të këtij procesi hetimor.
Partia Demokratike ka denoncuar më herët në publik kontratat e AKSHI-t, duke ngritur pretendime për abuzime dhe ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të institucioneve përkatëse.
Hetimi pritet të japë më shumë detaje mbi procedurat dhe përgjegjësitë në tenderat e akuzuar për shkelje.



