back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLëvizja e re në PD/ Kadiu: Partia ka nevojë për reformim për...

Lëvizja e re në PD/ Kadiu: Partia ka nevojë për reformim për të mundur Ramën

Ish-kryetari i degës së PD në Kavajë, Hysen Kadiu, ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar në Durrës nga Ervin Salianji me ish-deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Kadiu, i cili në procesin e primareve të PD për Tiranën u rendit më i votuari me 913 vota, kujton se u tërhoq nga gara pasi emri i tij nuk u përfshi në listën përfundimtare të kandidatëve, pavarësisht marrëveshjes së mëparshme me Sali Berishën.

Në një reagim të bërë publik, Kadiu theksoi se qëllimi i takimit ishte të artikuloheshin hapur problemet e brendshme të PD-së dhe domosdoshmëria për të reflektuar.

“Të vërtetat, edhe kur dhembin, duhen thënë. Përndryshe, gabimet përsëriten dhe asnjë qëllim i mirë nuk arrihet,” shkruan Kadiu, duke shtuar se entuziazmi artificial dhe postet e dhuruara vetëm sa fshehin krizën e brendshme.

Ai theksoi se Partia Demokratike sot ka nevojë për ndryshim, freskim dhe frymëmarrje, ndërsa vlerësoi kontributin historik të Sali Berishës brenda partisë.

“Vetëm duke folur hapur, duke diskutuar dhe duke gjetur rrugët për t’u reformuar do të mund të përcaktojmë kthesën që na duhet për të mundur Edi Ramën dhe PS-në. Kjo është mundësia jonë për të sfiduar dhe për të fituar mbi regjimin e Edi Ramës,” përfundoi ai.

Në Durrës, lëvizja e re brenda PD-së po shihet si sinjal për një reorganizim të mundshëm të demokratëve të pakënaqur me drejtimin aktual.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat