back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha akuzon/ "Disa demokratë punuan për PS, do të japin llogari"

Berisha akuzon/ “Disa demokratë punuan për PS, do të japin llogari”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pranoi sot se është takuar me Ilir Alimehmetin pas nisjes së lëvizjes së re të ish-deputetit Ervin Salianji. Në konferencën e tij të përditshme, Berisha deklaroi se analiza për humbjen në zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohet brenda partisë dhe se çdo zë do të dëgjohet në forumet e PD-së.

Berisha bëri të ditur se takimi me Alimehmetin është zhvilluar me kërkesë të këtij të fundit, i cili u shfaq ditët e fundit pranë Salianjit në një takim me demokratët në Durrës.

“Alimehmetin e kam pritur. Salianji nuk ka kërkuar takim. Kemi bërë një bisedë për të gjithë… I kam thënë këto që po ju them ju, kemi një statut, kemi një vullnet”, u shpreh Berisha, duke nënvizuar se lëvizjet paralele nuk e ndikojnë në drejtimin e partisë.

Lidhur me grupimin e ri të Salianjit, kryedemokrati reagoi me tone të qarta:
“Asnjë takim privat nuk më impresionon. Do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, kjo është detyra ime. Ata që zgjedhin privaten, zgjedhin privaten.”

Berisha theksoi se analiza e rezultatit zgjedhor është e domosdoshme dhe duhet të kryhet brenda PD-së. Ai paralajmëroi se ata që kanë punuar kundër partisë ose janë distancuar gjatë fushatës do të mbajnë përgjegjësi politike.

“Nuk i mbyllet kujt goja, vetëm që kjo analizë të bëhet brenda partisë. Pati nga ata që nuk kanë punuar një ditë, që shkuan me pushime në fushatë apo që punuan për PS. Këta do të japin llogari… Edhe deputetë apo anëtarë të kryesisë që morën rrogën e PD-së dhe shkuan u punësuan drejtorë apo këshilltarë në narkoshtet”, tha Berisha, duke shtuar se përgjegjësia do të ndahet hapur dhe pa favorizime.

Kreu i PD siguroi se analiza do të përfshijë të gjithë strukturat, përfshirë edhe drejtuesit politik në qarqe që udhëhoqën fushatën, duke nënvizuar se askush nuk do të përjashtohet nga llogaridhënia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat